Liverpool me marsh të katërt, Tottenham gjen “ilaçin” te Mourinho – A2

Liverpool me marsh të katërt, Tottenham gjen “ilaçin” te Mourinho

Liverpool ka fituar 2-1 ndeshje e radhës në kampionat përball Brighton duke e thelluar me 11 pikë diferencën nga vendi i dytë që mbahet nga Manchester City. Golat për “Të Kuqtë” u shënuan nga Van Dijk në minutat e 17 dhe 24 të pjesës së parë. Për miqtë shkurtoi rezultatin Dunk në minutën e 79 të takimit.

Tottenhami duket se ka pasur një nevojë për rifreskim në stol dhe ardhja e Mourinho ka sjellë një frymë të re në ekip. Vendasit fituan përballë Bournemouth me rezultatin 3-2. Golat për “Gjelat”u shënuan nga Delle Ali dhe Sissoko ndërsa miqtë gjetën rrugën e rrjetës me anë të një dygolëshi të Willson.

Surprizë e kësaj jave ishte Chelsea, i cili humbi në shtëpi përballë West Ham me rezultatin 0-1.

Shkarkoni aplikacionin e A2