Manchester City-t i rrëshqet fitorja nga duart – A2

Manchester City-t i rrëshqet fitorja nga duart

Manchester City i Guardiola-s ka hedhur një tjetër hap të gabuar në Premier League, duke u ndalur në një barazim 2-2 nga Newcastle.

Edhe pse kaluan dy herë në avantazh me gola të Sterling dhe De Bruyne, sërish të besuarit e Guardiola-s nuk mundën të merrnin pikët e plota.

Për Newcastle shënoi golin e parë Willems, ndërsa në minutat e fundit, Shelvey realizoi një gol mjaft të bukur pas një skeme nga goditja e dënimit.

Me këtë barazim, City i jep mundësi Liverpool-it të çojë diferencën e pikëve në 11 nëse do të arrijë të fitojë ndaj Brighton.  

Shkarkoni aplikacionin e A2