Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Meta falënderon gazetarët: Nxitimi për dhënien e lajmit mos përdoret për të mbyllur media kritike

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2019, 19:51 | Aktualitet
Meta falënderon gazetarët: Nxitimi për dhënien e lajmit mos

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri një falënderim të veçantë për gazetarët dhe stafet e tyre për punën e tyre palodhur për pasqyrimin e kësaj tragjedie që goditi vendin.

“Falenderoj të gjithë gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet teknike mbështetëse për raportimin e saktë dhe në kohë reale ditë-natë, në kushte aspak të lehta, të situatës tepër të rëndë dhe të pasojave tragjike në jetë njerëzore dhe prona, që la pas tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit”, tha Meta.

Kreu i shtetit inkurajoi gazetarët të tregojnë seriozitet në punën e tyre dhe shtoi se nxitimi për të dhënë i pari lajmin të mos përdoret për të sulmuar mediat kritike.

“Duke i inkurajuar mediat të vazhdojnë të tregojnë seriozitet dhe përmbajtje maksimale në raportimin e lajmeve, me qëllim shmangien e informacioneve të paverifikuara, besoj se në kuadrin e kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme, çdo pakujdesi si pasojë e nxitimit për dhënien e lajmit të fundit, të mos përdoret si pretekst për të sulmuar apo mbyllur media kritike”, shtoi Ilir Meta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë