
Nuk kanë të ndalur tërmetet, regjistrohet një tjetër lëkundje
Një tjetër lëkundje sizmike është ndjerë pak minuta më parë në pjesën qendrore të Shqipërisë.
Lëkundja sizmike ishte me magnitudë 4.5 Rihter dhe epiqendra e tij ka qenë shumë pranë Hamallajt.
Sizmologët raportuan më herët se paslëkundjet sizmike pas tërmetit të 26 nëntorit janë normale dhe se numri i tyre në orët e fundit ka shënuar rënie.
..