Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pasojat e tërmetit, “Caritas”: Situata në Shqipëri, më keq nga sa mendohej

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2019, 14:11 | Aktualitet
Pasojat e tërmetit, “Caritas”: Situata në Shqipëri,

Jo vetëm viktima e terror, por edhe një emergjencë humanitare. Pasojat e lëna nga tërmeti i 26 nëntorit janë serioze. Kjo konfirmohet nga “Caritas Europa”, sipas të cilës, situata në Shqipëri është edhe më e keqe nga sa mendohej, me një numër të madh njerëzish që kanë mbetur të pastrehë.

Nga situata në Durrës, ku qyteti është braktisur nga frika se pallatet e shkatërruara nuk mund të përballojnë pasgoditjet e tërmetit, te njerëzit që kërkojnë të qëndrojnë në tenda pranë shtëpive, nga rreziku i vjedhjeve. Në raportin e përditësuar, “Caritas” thekson se zona si Mamurrasi po vuajnë furnizimin me ujë, komuniteti rom ka qenë mjaft i prekur në disa zona, ku edhe përpara tërmetit jetonin në kushte të vështira dhe që vazhdojnë të mos mbështeten nga autoritetet lokale.

Në organizimin për shpërndarjen e ndihmave, në Durrës, Thumanë dhe në tetë prej fshatrave të prekur, “Caritas” ka evidentuar se nevojat më emergjente lidhen me strehimin, higjienën, dyshekët dhe batanijet, por edhe me suportin psikologjik, mbi të gjitha për fëmijët. Ky vlerësim i nevojave vijon në zonat e prekura nga tërmeti, e që ende nuk kanë marrë asnjë mbështetje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë