Përcillen për në banesën e fundit 8 anëtarët e familjes Lala

homazhhhh 1100x620

Pas familjeve të Thumanës, sot ishte dita e përcjelljes në banesën e fundit për tetë anëtarët e familjes Lala, që humbën jetën në ish-Kënetë të Durrësit.

Homazhet u zhvilluara paradite në pallatin e Kulturës të Durrësit, Aleksandër Moisiu, ku morën pjesë përveç të afërmve të familjes edhe qindra qytetarë të Durrësit.

Pas homazheve, 8 trupat e së njëjtës familje janë përcjellë për në banesën e fundit. Ndërkohë, po ditën e sotme, është nisur për një mjekim më të specializuar në Itali, i vetmi i që arriti të dilte i gjallë nga rrënojat e vilës 4-katëshe të familjes Lala, Ramë Lala, i cili në gjendje të rëndë shëndetësore, u nis sot drejt Bolonjës për trajtim të specializuar mjekësor.