Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Pushuesit ndihmojnë emigrantët të dalin në breg

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2019, 18:09 | Bota

Pushuesit në ishujt Kanarie kanë ndihmuar pjesëtarët e emergjencave civile të ndihmojnë emigrantët të dalin në breg pasi kishin mbërritur aty me gomone.

Mes tyre kishte edhe tre bebe dhe një grua shtatzënë. Ata arritën në plazhin Aguila ndërkohë që shumë njerëz po merrnin rreze për shkak të kohës së mirë. Ata ndihmuan menjëherë emigrantët duke u dhënë ujë, ushqime, rroba dhe batanije termale.

I gjithë grupi prej gati 12 personash dukeshin të lodhur nga rrugëtimi i gjatë për disa ditë në oqeanin Atlantik deri sa mbërritën në ishullin spanjoll. Një prej bebeve në bord u dërgua menjëherë në spital pasi ishte me temperaturë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, deri tani, këtë vit, në brigjet spanjolle kanë mbërritur 27594 emigrantë, një shifër e lartë, por gjithsesi 50% më pak se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ishujt Kanarie, një pikë mjaft e vizituar turistike, janë bërë gjithsesi destinacioni i preferuar edhe për refugjatët, pasi numri i të mbërriturve aty është rritur me 22%.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani