Reali vijon serinë e fitoreve dhe merr kreun e La Liga-s

Përditësuar më: 30/11/2019, ora 15:22
realiii 1024x576

Reali vijon serinë e fitoreve dhe merr kreun e La Liga-s

Përditësuar më: 30/11/2019, ora 15:22

Reali i Madridit ka marrë një fitore 1-2 në transfertë ndaj Alaves, duke vijuar ecurinë e fitoreve në La Liga.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa me nisjen e të dytës ishte kapiteni Ramos, ai që gjeti rrugën e rrjetës.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe gjetën golin me anë të Perez. Por Reali kundërpërgjigjet sërish me një mbrojtës për të shënuar golin e fitores në këtë transfertë.

Këtë herë ishte Carvajal ai që realizoi, duke i dhënë skuadrës së tij 3 pikë mjaft të rëndësishme, me të cilat Reali shkon në kuotën e 31 pikëve, 3 më shumë se Barcelona e vendit të dytë.