Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sekuestrohen 5 kg heroinë në Sarandë

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2019, 11:15 | Kronikë
Sekuestrohen 5 kg heroinë në Sarandë

Policia kufitare ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 5 kilogramësh lëndë narkotike heroinë në pikë kufitare të Qafë Botës në Sarandë, ndërsa është vënë në pranga një person.

Policia Kufitare e Qafë-Botës, pas analizës së riskut për një automjet të dyshimtë në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, se mund të transportonte lëndë narkotike menjëherë e kanë  kaluar në vijë të dytë për kontroll të imtësishëm dhe të specializuar.

Menjëherë u njoftuan Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ku pas të kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në automjetin tip “Volkswagen”  u konstatuan 12 pako me lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, me peshë  totale 5 kilogramë.

Në vijim të veprimeve procedurale, Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin Q.S., 51 vjeç, banues në Sarandë,  për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë