“Buzëqesh” Milano, Interi merr kreun, Milani e fiton në fund

LP 10720551 ohj98eqitx3bmzjny3h686080y611c9cwu9o838rgg 1 1100x620

Interit nuk i shpëton rasti të përfitojë nga ndalja e papritur e Juventusit me Sassuolon.

Zikaltrit arrijnë të fitojnë 2-1 ndaj SPAL pas një ndeshje aspak të lehtë, por gjithsesi të dominuar nga djemtë e Antonio Contes.

Është sërish Lautaro Martinez protagonist, me bomberin argjentinas që pas dy golave në Champions ndaj Slavia shënon sërish dy të tillë, i pari në minutën 1 16 me një goditje kirurgjikale që habit portierin e Shqipërisë Berisha, dh enë fund të pjesës së parë (41’) me kokë.

Pjesa  e dytë hapet me golin e Valoti për SPAL, shumë i ngjashëm me të parin e Martinez, por ekipi mik nuk arriti të përmbysë rezultatin. Si pasojë Interi me 37 pikë kalon në vend të parë.

Ndërkohë, feston edhe Milani, që me një gol në minutat finale të Theo Hernandez fiton një ndeshje të rëndësishme me Parmën,  duke lëvizur klasifikimin e tij ende deficitar, me 17 pikë.