Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pasojat në Kombinat, mbi 100 familje duhet të lënë shtëpitë nga tërmeti

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2019, 20:41 | Aktualitet

Në Tiranë, në lagjen Kombinat 10 pallate janë evakuuar. Autoritetet i kanë shpallur ato  si të pabanueshme, për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

Mëngjesin e së dielës, ata nxituan të nxjerrin çfarë të munden nga orenditë shtëpiake. Problemi i tyre është i përbashkët, duan një çati mbi krye.

https://www.youtube.com/watch?v=MIwt6-00gXE&feature=youtu.be

“Nuk e dimë ku të shkojmë, ku do të vemi, kërkojmë vetëm një çadër”, thonë disa banorë.

Por bashkia e Tiranës në bashkëpunim me instancat e tjera, ka gjetur si zgjidhje shkollën “Betim Muço” në Kombinat, për të mirëpritur përkohësisht mbi 100 familje të Kombinatit.

https://a2news.com/2019/12/01/demtime-ne-pallat-apo-banese-zevendeskryetarja-e-bashkise-tirane-shpjegon-se-di-duhet-te-veprojne-qytetaret/

“Është vetëm Instituti i Ndërtimit që validon faktin që ky pallat është në rrezik dhe duhet evakuuar. Vetë qytetaret duhet më pas t’i drejtohen njësisë administrative që t’ i shpërndajë në qendrat sociale si shkolla Betim Muço” , deklaronte për A2 nënkryetarja e Bashkisë Tiranë Anisa Ruseti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani