Rama rifton Bashën në dialog: Nuk e kuptoj qasjen refuzuese – A2

Rama rifton Bashën në dialog: Nuk e kuptoj qasjen refuzuese

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së radhës së jashtëzakonshme të qeverisë, i ka bërë thirrje edhe një herë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të ulën në tryezë për dialog.

Basha është shprehur për këtë çështje se nuk është koha për propagandë, ndërsa Rama tha se nuk e kupton këtë qasje refuzuese.

“Ajo çka më shqetëson në këtë fazë është ngurrimi i opozitës për t’u përfshirë në këtë proces. Nuk e kuptoj qasjen refuzuese të nevojës që edhe partitë politike të ulen në një tryezë dhe të bëjnë përpjekje që të punojnë me njëra-tjetrën. Është koha që të reflektohet. Politika ka lindur për këtë. Nuk e kuptoj që të ulen në tryezë përfaqësia që ka zgjedhur ky vend të jetë propagandë. Propaganda është që të lësh njerëzisht në pasiguri, kur ke mundësi që të bësh më shumë dhe flet gjëra që u takojnë të tjerëve. S’dua të bej polemika. Por, i bëj thirrje Lulzim Bashës dhe opozitës që mos t’ia kursejë popullit shqiptar këtë nevojë. Nuk po kërkoj që kjo gjë të bëhet për mua. Njerëzit duhet të shohin kudo bashkim, burim energjish. E kam mbështetur me respekt një mesazh të kryetarit të PD-së për bashkim. Por, nuk duhen fjalët, por hapat”, tha Rama.

Nuk e vë aspak në dyshim që nuk ka rast për hipokrizi, pasi mendoj se mesazhi ka qenë i sinqertë. Më vjen keq për rolin absolutisht problematik të mediave në këtë proces”, shtoi Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2