Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rashica “shpëton” Werderin, Bundesligën e kryeson Monchengladbach

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2019, 20:21 | Futboll
Rashica “shpëton” Werderin, Bundesligën e kryeson

Tashmë lideri i Werder Bremës ka vetëm një emër, Milot Rashica. Kosovari i ka shënuar golin e parë dhe atë të fitores në ndeshjen ku Werderi u përball me Wolfsburg, me rezultatin 2-3.

Goli i parë vjen në të 13-ën, me anë të një penalltie, ndërkohë në të 83-tën 23 vjeçari shënon me një aksion personal në kundërsulm duke i dhuruar ekipit të tij 3 pikë të arta për luftën për mbijetesë, dhe duke festuar me gjestin e "shqiponjës".

Ndërkohë, Borussia Monchengladbach tregon se e ka seriozisht, duke fituar 4-2 kundër një Frajburgu të gjallë, dhe duke u renditur sërish në krye të Bundesligës me 28 pikë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë