Situata pas tërmetit, PD mbledh tryezën e saj të ekspertëve – A2

Situata pas tërmetit, PD mbledh tryezën e saj të ekspertëve

Partia Demokratike ka mbledhur tryezën e saj të ekspertëve në lidhje me situatën e krijuar pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Në selinë e Partisë Demokratike u mblodhën ekspertë të emergjencave civile, inxhinierë, arkitektë, ekspertë të fushave të sizmologjisë dhe ndërtimit, ish drejtues në nivel qendror dhe lokal të Emergjencave Civile dhe Institutit të Ndërtimit; ish – kryetar bashkie, ish-prefektë, etj.

Tematika e takimit është marrja e ekspertizës me qëllim që tu vihet në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti. Gjithashtu, u diskutua mënyra e menaxhimit të situatës nga autoritetet, çfarë mungon dhe duhet të bëhet urgjent, si dhe vlerësimi i mënyrave më të mira për të kapërcyer situatën dhe për të ndihmuar normalizimin e gjendjes.

 Ndërkohë, gjatë mbledhjes së qeverisë për masat ndaj dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama  i bëri serish thirrje kreut të opozitës, Lulzim Basha që të ulën në një tryezë për dialog. Rama tha se nuk e kuptonte qasjen refuzuese të opozitës në ketë moment.

Shkarkoni aplikacionin e A2