Banesat e dëmtuara, AMF: Kush ka kontratë sigurimi, të kontaktojë kompanitë – A2

Banesat e dëmtuara, AMF: Kush ka kontratë sigurimi, të kontaktojë kompanitë

Të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti të cilët kanë një kontratë për sigurimin e banesës apo pronës duhet të kontaktojnë shoqëritë e sigurimit brenda afateve të përcaktuara në kontratë.

Përmes një njoftimi zyrtar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njoftoi hapat që duhet të ndjekin banorët e prekur nga tërmeti.

Fillimisht, duhet të njoftojnë kompanitë për dëmet e pësuara. Më pas, kompanitë e sigurimit dërgojnë pranë banesave të tyre një ekspert për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i pak ditëve më parë, ku dhjetëra ndërtesa u shembën, ndërsa mbetën të dëmtuara qindra të tjera.

Shkarkoni aplikacionin e A2