Basha: Kriminale qasja e Ramës ndaj gazetarëve dhe portaleve të mbyllura – A2

Basha: Kriminale qasja e Ramës ndaj gazetarëve dhe portaleve të mbyllura

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale për atë që ai cilëson si një sjellje “kriminale” e kryeministrit Edi Rama ndaj disa portaleve të mbyllur gjatë këtyre ditëve ose edhe ndaj gazetarëve, që sipas kreut të PD-së kanë qenë ”vazhdimisht të kërcënuar”.    

“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe FB e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale. Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme”,  shkruan Basha.  

Sipas tij, “ Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar”.

Shkarkoni aplikacionin e A2