
Cristiano Ronaldo ka vendosur të mos shkojë në Paris, aty ku mbrëmjen e sotme do të jepet çmimi Topi i Artë për futbollistin më të mirë të vitit.
Sulmuesi i Juventusit, i cili ka marrë vesh që nuk do të jetë as në podium (Messi, Van Dijk dhe Salah ose Mane mendohet se do të jenë 3 të nominuarit), ka vendosur që të mos e pranojë ftesën e “France Football”.
Portugezi do të jetë në Galanë e Madhe të Futbollit, që do të zhvillohet sot në Milano dhe ku pritet të marrë çmimin e lojtarit më të mirë të Serisë A për sezonin 2018-2019.
Ndërkohë, pritet që Messi të fitojë sot Topin e Artë të gjashtë në karrierë.