
Qeveria po mendon të shtyjë me një vit projektet në infrastrukturë për të siguruar një pjesë të parave që i duhen për të ndërtuar shtëpitë e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ministrja e Financave, Anila Denaj deklaroi se po rishikohet buxheti i këtij viti dhe ai i vitit të ardhshëm për të mbuluar një pjesë të faturës së dëmeve.
“Po
vlerësojmë që të krijojmë hapësira për kursime të mundshme për të përballuar
situatën. Ka projekte që mund të shtyhen me një vit”, tha Denaj.
Qeveria nuk ka ende një faturë përfundimtare
se sa do të kushtojë rindërtmi i banesave. Përveç ndërhyrjeve në buxhet, fondet
do të sigurohen edhe nga donatorët e huaj dhe kontributet e brendshme.