Fshiu të gjitha fotot nga “Instagrami”, Dua Lipa zbulon arsyen – A2

Fshiu të gjitha fotot nga “Instagrami”, Dua Lipa zbulon arsyen

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, befasoi më shumë se 36 milionë fansat e saj, kur pak kohë më parë vendosi të fshijë të gjitha postimet nga llogaria e saj e Instagramit.

Megjithatë, Dua u rikthye sërish në këtë rrjet social pas publikimit të këngës së saj të fundit “Don’t Start Now”, e cila është kthyer menjëherë në hit.

Së fundmi, 23-vjeçarja ka dhënë një intervistë për Fitzy & Wippa, ku është shprehur se vendosi të fshijë të gjitha postimet për t’i dëshmuar vetes se rrjetet social nuk janë të vërtetë.

“Ishte më shumë argëtuese. Po nisja një album të ri, doja të filloja e freskët, ato kujtime do të jenë gjithmonë aty. Unë jetoj përmes tyre dhe nuk do t’i harroj kurrë. Mendoj se njerëzit ndjejnë shumë për rrjetet sociale dhe kjo ishte në një mënyrë arsyeja pse e bëra”, ka thënë Dua.

Shkarkoni aplikacionin e A2