Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Haradinaj-shqiptarëve të larguar nga tërmeti: Nuk çojmë asnjë në Gjermani, janë mashtrime

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2019, 14:28 | Aktualitet
Haradinaj-shqiptarëve të larguar nga tërmeti: Nuk

Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë, ka ndezur debatin politik në Prishtinë. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj iu përgjigj me akuza thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje për të aktivizuar Shtabin e Emergjencës për të menaxhuar shtetasit shqiptarë të zhvendosur në Kosovë.

Shefi i qeverisë së Prishtinës e konsideron këtë kërkesë një tallje me institucionet e Kosovës, ndërsa këshilloi partinë e Albin Kurtit që të garojë si forcë politike në Shqipëri.

“Në ditën e tërmetit institucionet e Kosovës, i kanë ndërmarr të gjitha veprimet dhe kemi kujdestari profesionale. E kisha lut VV-në që të garojë në Shqipëri, se nuk jam kundër tyre se kjo është zgjedhje e tyre, por mos t’i përziejë çështjet. Mos mendojë dikush me fitu poena me njerëzit e zhvendosur se është rrezik dhe precedent i keq”, tha kryeministri në largim I Kosovës.

Haradinaj siguroi se do të ketë strehim për të gjithë të zhvendosurit nga Shqipëria. Gjithashtu iu bëri thirrje atyre që nuk janë prekur nga tërmeti që të mos zhvendosen në Kosovë.

“Iu bëj thirrje qytetarëve që nuk janë prekur nga tërmeti të mos vijnë në Kosovë. Nuk është e vërtetë që ata që hyjnë në parkun gjerman do t’i çojmë në Gjermani, është mashtrim ky. Kushdo që vjen në këtë kamp do të ketë përkujdesjen e nevojshme se ne jemi vllazën, por nuk është e vërtetë që prej aty i ngarkojmë në aviona dhe i çojmë në Gjermani”, u shpreh Haradinaj.

Këto komente, Haradinaj i bëri pas homazheve pranë shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij.    

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani