Ish-anëtari: Këshilli i Rregullimit të Territorit i ka vënë kapak abuzimeve në ndërtime – A2

Ish-anëtari: Këshilli i Rregullimit të Territorit i ka vënë kapak abuzimeve në ndërtime

Situata e pas tërmetit të datës 26 nëntor në Shqipëri duket se ka lënë pasoja të mëdha. Një sërë godinash parashikohet të shemben. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur operacionin nga qyteti i Durrësit, atje ku edhe dëmet kanë qenë më të mëdha.

Nga ana tjetër, shenja e kuqe në godinat që nuk paraqesin siguri është një lajm i keq për të gjitha ata banorë që kanë ambientet e tyre në ata godina.

Për të mësuar më shumë për këtë situatë, në A2 foli inxhinieri Edgar Frashëri. Ai theksoi se në Shqipëri abuzimet në ndërtime kanë nisur që me Këshillim e Rregullimit të Territorit. “Para viteve 1990 ishte shteti ai që i bënte të gjitha, i cili nuk guxonte të ikte me ndërtime të larta, pasi ashtu ishin edhe materialet. Pas këtyre viteve, shteti duhet të parandalonte të gjitha llojet e spekulimeve që mund të ndodhnin. Unë kam qenë anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit dhe dua ta them se që nga fillimi, ky ishte një institucion djallëzor. Ky institucion, me konceptin e përgjegjësisë kolektive, që iu trashëgua nga komunizmi, ashtu u bë edhe Këshilli i Rregullimit të Territorit, ndërsa më pas u transformua në një këshill shumë të dyshimtë. Ky këshill nuk bënte gjë tjetër, vetëm se i vinte kapak të gjitha veprimeve abuzive dhe të gjitha situatave që morën ngjyrime politike. Këshilli teknik nuk duhet të ekzistonte, pasi organizma të përcaktuara ekzistonin në nivele të ndryshme të pushtetit dhe ato duhet të bënin detyrën e tyre dhe nuk kishte pse t’i vinte vulën Këshilli i Rregullimit të Territorit. Unë e kam thënë që në fillim fare, kur në ishim privat na përzunë nga andej. Ky ka qenë sinjali i alarmit dhe unë e kam thënë se na përzunë pasi duan të bëjnë pazaret e tyre brenda me njëri-tjetrin, jo në sytë tonë. Proceduarat janë shembur në një shenjë flagrante”, u shpreh Frashëri.

Shkarkoni aplikacionin e A2