Konferenca për klimën, Guterres: Situatë kritike, reagim i menjëhershëm – A2

Konferenca për klimën, Guterres: Situatë kritike, reagim i menjëhershëm

Kriza klimatike do të jetë në qendër të një konferencë dy javore në Madrid, ku janë mbledhur liderë politikë dhe aktivistë për klimën. Në nisje të konferencës COP25 ditën e hënë, sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, tha se bota i ka mjetet teknike dhe ekonomike për të pranuar kaosin klimatik, por mungonte vullneti politik.

“Ndryshimet klimatike nuk janë më një problematikë afatgjatë. Ne përballemi tashmë me një krizë globale dhe pika e kthimit nuk është më në horizont. Ai që na mungon është vullneti politik”, tha Antonio Guterres.

Sipas tij, udhëheqësit politikë duhej të reagonin në mënyrë të menjëhershme. “Në 12 muajt e ardhshëm duhet të përmbushim objektivat më ambiciozë, duke nisur menjëherë reduktimin e emetimeve të gazrave me efekt serre deri sa ta eliminojmë plotësisht karbonin në 2050-tën. Duhet të heqim dorë nga gërmimet dhe shpimet e tokës dhe të shfrytëzojmë mundësitë e gjera të energjisë së riciklueshme”, tha Antonio Guterres.

Ndërkaq, “Save the Children” tha se miliona vetë po përballeshin me urinë në Afrikë, për shkak të ndryshimeve klimatike. 33 milion njerëz sipas organizatës humanitare po përjetojnë nivele të jashtëzakonshme të pasigurisë ushqimore, për shkak të cikloneve dhe thatësisë. Konferenca COP25, duhej të mbahej në Kili, po u anulua për shkak të manifestimeve disa javore që po zhvillohen atje. Spanja u vetë ofrua për të mirëpritur aktivitetin, ku do të marrin pjesë 29 mijë persona. 50 liderë botërorë do te jene mes tyre, po jo presidenti amerikan Donald Trump. Në vend të tij do të jetë një delegacion nga kongresi e kryesuar nga kryetarja e dhomës së përfaqësuesve, Nancy Pelosi. 

Shkarkoni aplikacionin e A2