Makinat më të lakmuara të vitit 2020 në SHBA, modelet elektrike protagoniste – A2

Makinat më të lakmuara të vitit 2020 në SHBA, modelet elektrike protagoniste

Viti 2020 për botën e automobilizmit do të jetë ai që do të zyrtarizojnë kthimin e kompanive të mëdha drejt motorëve ekologjikë dhe elektrikë, edhe në një vend si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Modelet më të lakmuara që priten në tregun amerikan do të jenë pikërisht ato që shmangin karburantet tradicionale, duke filluar nga marka më e famshëm e tyre, Tesla e “gjeniut” Elon Musk, që prezanton modelin Y dhe premton çmime më të përballueshme në treg.  

Por edhe gjigandët si Volkswagen dhe Ford do të prodhojnë modelet e tyre, që premtojnë t’i bëjnë konkurrencë të ashpër krijesës së Musk.

Shkarkoni aplikacionin e A2