Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Mban mend radhën e 1829 letrave bixhozi. Italiani, Kampion Bote për Kujtesën

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2019, 11:29 | Lifestyle
Mban mend radhën e 1829 letrave bixhozi. Italiani, Kampion Bote për

Kampioni i ri i botës për Kujtesën më të fortë është një italian. Quhet Andrea Muzzi, është 20 vjeç dhe studion për mjekësi. I riu roman ia doli të sfidojë konkurrencën e 170 (atletëve të mendjes” duke fituar podiumin në Kampionatin Botëror të Kujtesës që u mbajt në Kinë me 8170 pikë.

Fitues dhe i Kampionatit Europian në vitin 2019, Andrea tashëm mban dhe 5 rekorde botërore. “Duhet të stërvitesh në mënyrë konstante, nuk është një dhunti natyrore. Është e nevojshme të njohësh teknikat antike të kujtesës”, deklaron ai.

Studenti 20 vjeçar ja arriti të mposhte në finalet e kësaj gare kaq të veçantë dy konkurrentë të forta nga Mongolia që e mbyllën garën e kujtesës me 7203 pikë dhe 7112 pikë.

Andrea Muzzi e nisi konkurrimin e tij një vit më parë, por tashmë e ka treguar që është një kampion i vërtetë për kujtesën, duke thyer rekord pas rekordi siç është dhe ai i mbajtjes mend të radhës së 1829 letrave bixhozi. Tani sfida e ardhshme për italianin do të jetë në vitin 2020 në Dubai.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu