Ndërhyrjet në katet e para të ndërtesave, zëvendësministri: Do të konsiderohen çështje penale – A2

Ndërhyrjet në katet e para të ndërtesave, zëvendësministri: Do të konsiderohen çështje penale

Nga Durrësit, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli, foli për gazetaren e A2, Elona Gjylmi, duke thënë se do të ngrihet një grup i posaçëm që do të evidentojë ndërhyrjet në katet e para të pallateve. Ai theksoi se do këto ndërhyrje do të konsiderohen edhe çështje penale.

“Një pjesë e madhe e pallateve që kanë pësuar dëmtime strukturore janë si rezultat i ndërhyrjeve të paligjshme që janë bërë në katin e parë. Së shpejti, do të ngrihet një grup, i cili do të merret me evidentimin e këtyre ndërhyrjeve, të cilat do të konsiderohen edhe çështje penale. Të gjitha këto ndërhyrje të paligjshme do të kthehen në gjendjen e mëparshme, ku do të bëhet edhe riparimi i dëmeve, nëse janë të riparushme”, tha Shkreli.

Ndërkohë, disa qytetarë që ishin të pranishëm me zëvendësministrin i kërkuan atij ekspertë të huaj për të evidentuar dëmet, pasi thanë se nuk kanë më besim te ekspertët shqiptarë.

Shkarkoni aplikacionin e A2