Ekspertët vendas e të huaj: Struktura e 11-katëshit nuk është prekur. Nuk do të shembet – A2

Ekspertët vendas e të huaj: Struktura e 11-katëshit nuk është prekur. Nuk do të shembet

Kompleksi 11-katësh në lagjen 17 të Durrësit nuk do të prishet.

Ky ka qenë konkluzioni i ekspertëve francezë dhe zvicerianë, në prani edhe të drejtuesit të Institutit të Ndërtimeve.

“Kemi parë që nuk ka dëmtime shumë të mëdha. Nuk ka arsye që të prishet ndërtesa”, tha eksperti i huaj.

“Ka 3 kolona me probleme, por që nuk e cenojnë qëndrueshmërinë e përgjithshme të objektit. Këto kolona do i monitorojmë, do të kontrollohen shpejt. Për momentin, objekti është i pabanueshëm. Struktura është llogaritur për 9 ballë dhe i ka qëndruar tërmetit”, tha kreu i Institutit të Ndërtimit.

Pavarësisht lajmit të mirë për banorët, askush prej tyre nuk do të lejohet të futet brenda objektit, pasi paraqet rrezikshmëri, me mure të shembura dhe me shkallë që kanë pësuar dëmtime për shkak të projektimit të gabuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2