Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Pasojat e tërmetit, Basha publikon propozimin me 3 pika

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2019, 18:59 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike listoi 3 pika të cilat sipas tij do të shërbejnë për daljen nga situata e emergjencës pas tërmetit të 26 nëntorit dhe pasojat shkatërrimtare që ai la.

“Përgjatë këtyre ditëve të vështira, qëndrimet tona kanë qenë konstante. Ne mbështesim çdo përpjekje për të ndihmuar njerëzit e goditur, dhe ne kemi vullnetin për të ndarë idetë dhe planet tona me këdo që ka dëshirë të dëgjojë. I bëj thirrje atyre që po e përdorin këtë kohë dhimbjesh dhe vuajtjesh për agjendën e tyre politike, ta fokusojnë energjinë dhe vëmendjen tek ata që kanë më shumë nevojë se kurrë për ndihmë!”, shkroi Basha në Facebook.

“Për këdo që ka vullnetin të dëgjojë, ky është propozimi ynë në këtë fazë të emergjencës:

1. Angazhimi dhe organizimi nga shteti i 500 inxhinierëve që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar vullnetarisht me qëllim përshpejtimin e vlerësimit të banesave.

2. Vlerësimi me urgjencë i banesave të ndërtuara dhe dëmeve të shkaktuara.

3. Qeveria, në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të anulojë me efekt të menjëhershëm rreth 150 milionë dollarëve të planifikuara për t’ju dhënë 10 oligarkëve dhe këto fonde të alokohen për mijëra familje në nevojë për riparimin dhe rindërtimin e banesave të dëmtuara apo të shkatërruara”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë