Propozimi i Bashës: Anulim të kontratave PPP për të financuar rindërtimin – A2

Propozimi i Bashës: Anulim të kontratave PPP për të financuar rindërtimin

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, kërkon anulim të kontratave koncensionare të nënshkruara nga qeveria dhe përdorimin e afro 150 mln dollarëve për financimin e rindërtimit të banesave të shkatërruara nga tërmeti.

Anulimin e kontratave, Lulzim Basha e propozoi nga Durrësi si pjesë e një plani me 3 pika për përballimin e situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeopozitari përsëriti se nuk do t’i përgjigjet ftesës së kryeministrit për të dialoguar për zgjidhjen e situatës pas tërmeteve.

PD po përgatit një plan të detajuar me propozime për masat që duhet të ndërmerren për menaxhimin sa më të mirë të situatës pas 26 nëntorit, propozime që pritet të bëhem pas situatës së krijuar. 

Shkarkoni aplikacionin e A2