Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Qeveria e re në Kosovë, LDK-VV ende pa marrëveshje

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2019, 19:11 | Kosova
Qeveria e re në Kosovë, LDK-VV ende pa marrëveshje

Takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicionin qeverisës përfundoi pa marrëveshje. Pas këtij raundi bisedimesh, Isa Mustafa dhe Albin Kurti, konfirmuan se patën përparim në disa tema. Megjithatë pohuan se duhet ende punë për arritjen e dakordësisë finale.

Kreu i Vetëvendosjes, nënvizoi se negociatat mes palëve do të vazhdojnë deri në sheshimin e plotë të dallimeve. “Në negociatat tona ka avancim, por marrëveshje nuk kemi ende, për shkak se kemi gjëra për të cilat nuk jemi marrë vesh. Kur të kemi marrëveshjen e plotë do të mund ta shpalosim”, tha Kurti.

Të njëjtën gjë konfirmoi dhe kryetari i LDK. “Pa biseda të tilla është vështirë të arrihet një bashkëpunim i tillë i qëndrueshëm 4-vjeçar. Kemi çështje për të cilat do të punojmë të arrijmë qëndrime të përbashkëta. Sot nuk ka marrëveshje për koalicion, por ka marrëveshje që të punojmë edhe më tutje për të përafruar qëndrimet tona”, tha Mustafa.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani