Tentojnë të kthehen në normalitet, lojtarët e Teutës të gjithë në stërvitje – A2

Tentojnë të kthehen në normalitet, lojtarët e Teutës të gjithë në stërvitje

Teuta del në stërvitje për herë të parë pas tërmetit të 26 nëntorit. Edhe pse qyteti i tyre është ende i shokuar nga lëkundjet, me rrënojat dhe godinat e dëmtuara që  janë tashmë pjesë e peizazhit, skuadra durrsake synon të japë sinjalet e para të rikthimit në normalitet.

Pavarësisht tronditjes nga tërmeti dhe tmerrit të përjetuar nga situata e këtyre ditëve, të gjithë lojtarët janë paraqitur sot në stërvitje.

Durrsakët do të luajnë ndeshjen e radhës një sfidë të rëndësishme kundër Skënderbeut, një përballje që do të thotë shumë për ambiciet e Teutës në këtë kampionat.

Shkarkoni aplikacionin e A2