Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria e Tiranës, Durrësit dhe Krujës nisin hetimet

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2019, 10:48 | Aktualitet
Tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria e Tiranës, Durrësit dhe

Prokuroria e Durrësit, Tiranës dhe Krujës nisin zyrtarisht hetimet pas tërmetit të 26 nëntorit, që solli 51 viktima.

Hetimet kanë nisur kryesisht për veprat penale "shpërdorim detyre" dhe “ndërtim pa leje”.

Një hetim është për godinat e shembura që lanë pas viktima nën rrënoja. Hetimi i dytë po kryhet për 200 godina të dëmtuara në Durrës. Ndërsa hetimi i tretë është për qindra godinat te tjera dëmtuara në Tiranë. 

Prokuroritë po hetojnë nëse pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave përgjegjës, si dhe nga mos përmbushja e rregullt e detyrës nga nëpunësit shtetëror të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

Ndërkohë, Prokuroria e Lezhës dhe Kavajës po bëjnë verifikimet dhe kanë njoftuar se nëse do të konkludohet për vepra penale, do të regjistrohen procedimet penale përkatëse.

Shumë ndërtesa u shkatërruan totalisht nga tërmeti, ndërsa me qindra të tjera mbetën të dëmtuara.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani