Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

U dëmtua nga tërmeti, Bashkisë së Kurbinit i vihet shiriti

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2019, 13:23 | Aktualitet

Dëmeve të mëdha nga tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë nuk i ka shpëtuar as godina e bashkisë së Kurbinit.

Grupet e ekspertëve që kanë dalë në terren për të verifikuar ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit kanë konstatuar se godina e kësaj bashkie ka dëme të mëdha dhe për këtë arsye i kanë vendosur shiritin dhe nxorën punonjësit jashtë.

Ende nuk dihet ekzaktësisht shkalla e dëmtimit të godinës, por aktualisht punonjësit e kësaj bashkie po ushtrojnë funksionet e tyre në oborr, për t’iu ardhur në ndihmë dhe banorëve të tjerë të prekur nga tërmeti.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli