Veliaj: Do të shemben shkolla e pallate të dëmtuar rëndë – A2

Veliaj: Do të shemben shkolla e pallate të dëmtuar rëndë

Edhe në Tiranë do të shemben pallate dhe shkolla të dëmtuara rëndë nga tërmeti.  

Ende nuk ka një numër të saktë të objekteve që do të prishen nga bashkia, ndërsa brenda pak ditësh do të dalë numri i saktë i familjeve të pastreha pas 26 nëntorit.

Erion Veliaj tregon për A2 se familjet që do t’u shemben banesat do të zhvendosen në shtëpi me qira të paguara për një vit. Ndërsa 500 të tjerë do të marrin pagesën për riparime të banesave.

Nga shembja nuk do të shpëtojnë as disa shkolla në Pezë e zona të largëta. Ndërsa në Tiranë, 5 shkolla nuk do të hapen deri në riparimin e dëmeve. Nxënësit e tyre do të mësojnë me turne në shkollat pranë.

Bashkia e Tiranës është duke përfunduar verifikimin e dëmeve në të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet publike, ndërkohë që pritet që ky proces të përfundojë edhe nga Ministria e Arsimit për institucionet arsimore jopublike.

Ndërkaq, po mendohet që ditët e para të mësimit pas tërmetit të nisin me orë të veçanta mësimi në prani edhe të psikologëve. 

Shkarkoni aplikacionin e A2