20 franga me Federer, portreti i kampionit të tenisit në monedhë – A2

20 franga me Federer, portreti i kampionit të tenisit në monedhë

Kampioni i tenisit, Roger Federer, do të bëhet personi i parë i gjallë në Zvicër, portreti i të cilit do të vendoset në një monedhë.

Fituesi i 20 trofeve Grand Slam do të shohë fytyrën e tij në një monedhë argjendi me vlerë 20 franga zvicerane, duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, njoftoi Thesari Zviceran. Gjithashtu në maj do të prodhohet edhe një monedhë floriri po me fytyrën e Federer, me vlerë 50 franga zvicerane.

“Faleminderit Zvicër për këtë nder të pabesueshëm dhe privilegj”, tha 38-vjeçari i cili momentalisht renditet i treti në botë.