Bilanci i tërmetit, mijëra godina të shembura. Mbi 3200 të evakuuar – A2

Bilanci i tërmetit, mijëra godina të shembura. Mbi 3200 të evakuuar

Zv/ministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda, dha një tjetër bilanc të përditësuar pasditen e së martës, sa i përket situatës me godinat e dëmtuara në bashkitë e Durrësit, Krujës, Shijakut, Kurbinit, Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Lezhës.

“Në Shijak, deri në orën 17:20, janë kryer 820 verifikime banesash 1-3 kate si dhe verifikime të 50 pallateve, ku 30 prej tyre rezultojnë të dëmtuara rëndë; Bashkia Durrës, 610 objekte të inspektuara, prej të cilave 237 rezultojnë të pabanueshme dhe 27 për t’u prishur; Bashkia Krujë, 46 objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme”, tha zv/ministrja.

“Deri më sot, janë prishur 20 objekte të shkatërruara”, shtoi Voda.

Shkarkoni aplikacionin e A2