Cagliari, fitore spektakolare dhe vendi i katërt – A2

Cagliari, fitore spektakolare dhe vendi i katërt

Sipari i javës së 14 në Serie A u mbyll me një duel që dhuroi mjaft spektakël. Cagliari mori një fitore 4-3 përballë Sampdorias, që ka gjithashtu edhe shijen e Champions League.

Kuqeblutë, në fakt, bënë një përmbysje të jashtëzakonshme, pasi deri në minutën e 70 ishin në disavantazh 1-3, me Sampdorian që kishte shënuar dy herë me veterani Quagliarella dhe Ramirez.

Por pas kësaj, fusha vlet vetëm për Cagliarit. Joao Pedro barazon shifrat me dy gola në një hark kohor prej dy minutash, ndërkohë që sulmuesi Cerri shpërtheu festën në Sardenja Arena, duke shënuar një gol që e rendit mrekullisht Cagliarin në vendin e 4, dy pikë larg Lazios së vendit të tretë.

Shkarkoni aplikacionin e A2