Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ndasitë në NATO, Turqia, ultimatum në prag të samitit

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2019, 12:53 | Bota
Ndasitë në NATO, Turqia, ultimatum në prag të samitit

Nuk aprovon planin e NATO-s për mbrojtjen e vendeve balltike në rastin e një agresioni rus, nëse aleanca veri-atlantike nuk i njeh si terroristë milicitë kurde YPG.

Ultimatumi i presidentit turk Rexhep Tayp Erdogan, në prag të samitit për 70-vjetorin e themelimit të aleancës, nxjerr në pah tensionet e ndasitë e forta mes shteteve anëtare.

Forcat kurde ishin aleatë kyç të koalicionit anti-ISIS të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara në Siri, por Turqia i konsideron si terroristë dhe në muajin tetor nisi një ofensivë kundër tyre në veri të Sirisë. 

“Nëse miqtë tanë të NATO-s nuk i njohin si organizata terroriste ato ndaj të cilave po luftojmë ne, atëherë na falni, por ne do të kundërshtojmë çdo hap që do të ndërmerret atje”, u shpreh presidenti Erdogan.

Në një intervistë të zhvilluar muajin e kaluar, presidenti francez Emanuel Macron e përshkroi NATO-n si klinikisht të vdekur, duke e vënë theksin tek ai që e cilësoi si zbehje të përkushtimit ndaj aleancës nga garantuesi kryesor i saj, Uashingtoni.

Pak ditë më parë Erdogan u kundërpërgjigj, duke sugjeruar se ishte Macron ai që kishte pësuar vdekje klinike.  Numri një i Ankarasë akuzoi homologun francez për një këndvështrim të mangët dhe të cekët ndaj terrorizmit. Samiti dy ditor zhvillohet në Londër, dhe kryeministri Boris Johnson pritet të ritheksojë në çelje të tij, rëndësinë e unitetit të aleancës.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani