Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Operacioni “Last Call”, 3 në pranga, të kërkuar nga drejtësia italiane

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2019, 10:38 | Kronikë
Operacioni “Last Call”, 3 në pranga, të kërkuar nga

Policia e Shtetit bën me dijë se në kuadër të operacionit të koduar “Last Call” ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për disa vepra të ndryshme penale.

Në fund të këtij operacioni u arrestua në Berat 31 vjeçari G.B. për të cilin gjykata e Arezzo kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

U arrestua në Elbasan me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian 34 vjeçari Dritan Kllogjeri, i dënuar nga gjykata e Firences me 5 vjet burg për krime seksuale. Ky shtetas nga viti 2007 deri në 2012, në Firenzuola dhe Firenze e ka detyruar duke e kërcënuar dhe rrahur ish-gruan e tij për të kryer marrëdhënie seksuale.

Gjithashtu, nga Policia u vu në pranga dhe shtetasi Ernest (Nasi) Kaçi., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me 12 vjet burg për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.

Ndërkohë kanë nisur procedurat dhe kontaktet me palën italiane për ekstradimin e këtyre shtetasve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani