Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Përplasja Trump-Macron, liderët ballafaqohen në Londër

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2019, 22:26 | Bota
Përplasja Trump-Macron, liderët ballafaqohen në Londër

Përçarjet, paralajmërimet dhe akuzat e ndërsjella mbizotëruan në samitin e NATO-s në Londër. Konflikti tregtar mes Shteteve të Bashkuara dhe Francës u vendos në qendër të skenës, me ballafaqimin mes presidentëve Emmanuel Macron dhe Donald Trump që nuk solli zbutje të situatës.

Përpara këtij takimi të ftohtë, kreu i Shtëpisë së Bardhë e konsideroi të ulët deklaratën e Macron se NATO-s i ka vdekur truri, si dhe paralajmëroi me tarifë 100% për verën, çantat dhe mallrat e tjerë francezë. Pavarësisht kësaj, shefi i qeverisë së Parisit nuk ndryshoi qëndrim: “Deklarata ime shkaktoi disa reagime, shkundi njerëz të shumtë. Por, unë i mbështes ato. Kur flas për NATO-n, nuk është vetëm për paratë. Duhet të tregojmë respekt”.

Sa i përket taksës dixhitale, Macron tha se nuk godet vetëm kompanitë amerikane. Për këtë konflikt tregtar, foli dhe Trump që premtoi dialog për tejkalimin e situates: “Ne kemi një konflikt të vogël tregtar. Mendoj se do të jemi në gjendje ta zgjidhim”.

Dy liderët patën përplasje edhe për numrin e ish-luftëtarëve të ISIS dhe marrëdhënien me Rusinë. Trump ironizoi Macron duke thënë përballë tij se Presidenti francez është një politikan shumë i mirë pasi shmang përgjigjen e pyetjeve.

Ndërkohë, Turqia ishte një tjetër pikë e nxehtë debati, pasi Presidenti Rexhep Tajip Erdogan kërcënon të bllokojë planet e NATO-s për mbrojtje të Balltikut dhe Polonisë. Kërkesa e Ankarasë për të cilësuar militantët kurdë terroristë është kundërshtuar nga një grup i madh vendesh anëtare që vlerësojnë punën e këtij grupimi në luftimin e ISIS në Siri.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë