Post-tërmet në Bubq, rreth 300 banesa të evakuuara, 1340 banorë pa shtëpi – A2

Post-tërmet në Bubq, rreth 300 banesa të evakuuara, 1340 banorë pa shtëpi

Rreth 300 banesa të dëmtuara dhe 1340 persona kanë mbetur në qiell të hapur në zonën e Bubqit. Banorëve u janë ofruar çadra, por jo të gjithë kanë vendosur të shpërngulen.

“I kemi çadrat, por unë që kam gruan të operuar, si mund të rri këtu?”, thotë një nga banorët.  

Eljo Hyska

Eljo Hyska, deputeti i PS e njëherazi edhe koordinator në këtë zonë për gjendjen post tërmet, thotë për A2 se situata mbetet ende kritike, pavarësisht se instancat shtetërore janë në gatishmëri për banorët. “Besoj që ditën e sotme do të kompletohen 100%  e nevojave të banorëve të Bubqit për çadra dhe strehim të përkohshëm. Situata mbetet e rënde”, thotë ai për A2.

Bubqi është njësia administrative e dytë më e prekur në bashkinë e Krujës nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shkarkoni aplikacionin e A2