Tërmeti i 26 nëntorit, inxhinierja Hysaj tregon ku gabuam – A2

Tërmeti i 26 nëntorit, inxhinierja Hysaj tregon ku gabuam

Mimoza Hysaj, inxhiniere në profesion, jeton në Durrës. Edhe ajo nuk ka mbetur pa pësuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Në një intervistë për A2 CNN ajo thotë se dëmet e mëdha janë pasojë e gabimeve në hartimin,  zbatimin por edhe kontrollin e projekteve.

 “Studimet sizmologjike dhe gjeologjike nuk janë respektuar. Konstruktori ka bërë një projekt që nuk përputhet me këto, në qoftë se bëhen 60 faqe studim që nuk i shërbejnë konstruktorit dhe arkitektit në zbatim, atëherë sa i sigurt mund të jetë projekti?  Objektet që janë ndërtuar me cilësi të mirë janë në këmbë edhe nuk kanë as më të voglin dëmtim”. thotë inxhinierja.  

Inxhinierja ngre pikëpyetje duke i cilësuara të nxituara veprimet për prishjen e ndërtimeve me rrezik në Durrës.

“Pse duhet të prishen këto prova, kujt i intereson? Ne shohim strukturat e objektit rrëshqitjet, dëmtimet në kolonë, trarë, themel. Ato duhet të na shërbejnë për të ardhmen, sepse  Po jepen ende leje ndërtimi me këto projekte. Edhe këto objekt ene proces kane nevoje për ekspertizën e këtyre grupeve në terren.

Ajo propozon ndryshime në ligjin për planifikimin e  territorit, që duhet ta bëj “taksative që konstruktori të mbështetet në studimet gjeologjike”.

Shkarkoni aplikacionin e A2