Lokomotiva e Zagrebit në gjysmëfinalet e kupës me golat e shqiptarëve

uzuni kroaci 600x338

Myrto Uzuni nuk ndalet. Pas golit të shënuar në kampionatin kroat fundjavën e kaluar, futbollisti beratas gjen sërish rrugën e rrjetës, kësaj radhe në Kupën e Kroacisë.

Në çerekfinalen e këtij kompeticioni, Lokomotiva e Zagrebit luajti në transfertë ndaj Sibenikut. Në minutën e 28, Uzuni zhbllokoi shifrat.

Pas një krosimi nga e djathta, topi u devijua me kokë dhe përfundoi në këmbët e Uzunit, i cili shënoi me të majtën.

Ndërkohë, Enis Çokaj shënoi golin e tretë të takimit që përfundoi 0-3.