Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vidhnin banesa në Lezhë, arrestohen 4 persona

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2019, 10:52 | Kronikë
Vidhnin banesa në Lezhë, arrestohen 4 persona

Policia ka vënë në pranga në qytetin e Lezhës, pasi dyshohet se kryenin vjedhje banesash në këtë qytet.

Policia e Lezhës bën të ditur se ka marrë një njoftim se disa persona po vidhnin në banesën e shtetases nga Kosova F. M., në Shëngjin. Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në adresën e dhënë, autorët janë larguar me shpejtësi me automjet duke përfituar edhe nga errësira. Policia është vënë në ndjekje dhe ka bërë të mundur që brenda një kohe të shkurtër, rreth 20 minuta, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Antagut", në dalje të Shëngjinit, të bllokojë automjetin, së bashku me personat që qarkullonin në të.

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, të ushtruar nga Policia, këtyre personave iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 aparat celular i vjedhur në banesë, një trapan që shërben për hapjen e dyerve, 2 palë doreza, 4 kaçavida dhe 3 radio si ato të Policisë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë  arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- Anton Frroku, 49 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin;

- Rushan Hysi, 25 vjeç, banues në Tepelenë;

- Hodo Sinanaj, 28 vjeç, banues në Tiranë;

- Ardian Selamani, 48 vjeç, banues në Lezhë.

Këta shtetas dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera në qarkun Lezhë e më gjerë dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani