Volejboll, Milano nuk vjen në Shqipëri nga frika e tërmetit – A2

Volejboll, Milano nuk vjen në Shqipëri nga frika e tërmetit

Në prag të ndeshjes së dytë mes Erzenit dhe Partizanit, për kupat e Europës në volejboll (CEV CHALLANGE CUP), dy klubet shqiptare kanë marrë një e mail nga rivalët italianë, që presin skuadrën e kualifikuar në turin e dytë, Revivre Milano.

Klubi i famshëm italian, i bërë një kërkesë si Partizani ashtu dhe Ereznit për të zhvilluar të dyja ndeshjet me eliminim direkt, në Milano, në një hark kohor prej dy ditësh. Shkak është pasiguria që skuadra italiane ka për të udhëtuar drejt Tiranës pas lëkundjeve të forta të tërmetit që kanë përfshirë vendin prej 26 nëntor. Milano do të përgjigjet për të gjitha shpenzimet e të dyja takimeve, për të shmangur pasigurinë e një udhëtimi në këtë periudhë.  Të dyja klubet duket se kanë pranuar kërkesën dhe janë dakord që të luajnë dy ndeshje brenda një dite në Milano.

Erzeni është skuadra që është më pranë kualifikimit pasi ka fituar ndeshjen e parë në shifrat 3-0. Megjithatë gjithçka vendoset nesër në ndeshjen e kthimit, me Partizanin që i duhet patjetër një fitore në të njëjtat shifra ose me vetëm një set të humbur, në mënyrë që të çojë ndeshjen në “golden set” për të shpresuar më pas përmbysjen e madhe.

Erzeni-Partizani luhet nesër në orën 19 në akademinë sportive “ Dhimitraq Goga” në Shijak.