Akuzat për “Topin e Artë”, Chiellini: Reali pengoi Ronaldon të fitojë në vitin 2018 – A2

Akuzat për “Topin e Artë”, Chiellini: Reali pengoi Ronaldon të fitojë në vitin 2018

Ndërsa Leo Messi shijon suksesin e tij të gjashtë, me “Topin e Artë”, Giorgio Chiellini i ka dalë në mbrojtje, kolegut të tij Cristiano Ronaldo duke lëshuar akuza të forta me në fokus Realin e Madridit.

Mbrojtësi bardhezi u shpreh se klubi madrilen ka ndikuar në trofeun e vitit 2018 duke influencuar votimet për të penguar portugezin.

“’Topi i Artë’ i këtij viti për Messin qëndron, por Real kërkonte që Ronaldo të mos ishte fitues vitin e kaluar për shkak se nuk ishte më lojtar i tyre”, kështu u shpreh Chiellini pas mbrëmjes gala në Milano.

Shkarkoni aplikacionin e A2