Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ambasada Ruse: Ç’hyn Rusia në ndërhyrjet në proceset elektorale në Shqipëri?

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2019, 17:25 | Politikë
Ambasada Ruse: Ç’hyn Rusia në ndërhyrjet në proceset

Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka komentuar në Facebook votimin në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë për projekt-rezolutën «Për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare», duke e quajtur një kopje të rezolutës së Parlamentit Evropian dhe duke shtuar se “është kthyer tashmë në traditë që Rusia përmendet pa patur edhe provën më të vogël”.

“U njohëm me projekt-rezolutën e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë «Për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare». Rusia përmendet sërish. Për më tepër, për fat të keq, është kthyer tashmë në traditë që Rusia përmendet pa patur edhe provën më të vogël. Me sa duket, tendenca për plagjiaturë u përhap "si një virus" tek autorët e saj, të cilët ndoqën rrugën e copy-paste. Kuptohet, ata do të duhet t’u paguajnë honorarë krijuesve të rezolutës së cituar kaq shpesh të Parlamentit Evropian. Është e qartë se Shqipëria po përballet me «tentativa nga aktorë të huaj (...) për të ndikuar në vendim-marrjen në Shqipëri apo për të ushtruar presion mbi vlerat demokratike, të shtetit të së drejtës, respektimit të të drejtave të njeriut...” (pika а) preambul i dokumentit). Po ç’hyn këtu Rusia”, lexohet në postimin e Ambasadës së Rusisë.

“Autorët e projektit nuk mund të mos e kuptojnë që “rezoluta” të tilla nuk do të kalojnë pa u vënë re në Rusi. Sulmet e pajustifikuara dhe të pabazuara ndaj një prej anëtarëve aktivë dhe me të drejta të plota të OSBE-së, kryesinë e së cilës pritet të marrë Shqipëria në vitin 2020, aq më tepër, shkojnë në kundërshtim me qëllimet dhe objektivat e kësaj organizate, të cilët konsistojnë në të punuarit së bashku në emër të sigurisë dhe bashkëpunimit në kontinentin Evropian”, shton komenti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani