Avokati: Falas drafti për viktimat e tërmetit, palë në procesin hetimor – A2

Avokati: Falas drafti për viktimat e tërmetit, palë në procesin hetimor

“Të monitorohet zhvillimi i hetimeve edhe nga ana e qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit”. Avokati Elis Bilali sugjeron një rol aktiv të të prekurve nga tërmeti, duke qenë pjesë e hetimit.

“Iu sugjeroj të gjithëve, në cilësinë e avokatit, të gjithë personave të dëmtuar që të marrin një rol aktiv në këto hetime që po realizon prokuroria e Tiranës dhe Durrësit. Kodi i ri i procedurës iu jep këtyre personave të drejtën dhe statusin e viktimës nga kjo vepër penale. Ata gëzojnë të drejtën t’i drejtohen prokurorisë me memo dhe kërkesa, duke i vënë në dispozicion dokumentin e pronësisë dhe dokumentet e tjera që vërtetojnë faktin që janë shkatërruar nga tërmeti”, u shpreh avokati Bilali.

Si avokat ai ka marr një vendim.

“Për të gjithë ata persona që janë në pamundësi për të kontraktuar një mbrojtës unë ofroj suportin juridik, ligjor falas duke iu hartuar atyre aktet e domosdoshme gjatë procesit penal, t’i plotësojnë dhe t’i drejtohen prokurorisë me këto kërkesa në mënyrë që të përfitojnë këtë statusin e viktimës nga kjo vepër penale”, shtoi avokati.

Do të hetohen zyrtarë dhe ish zyrtarë, të cilët kanë pasur si kompetencë të tyre funksionale, dhënien dhe survejimin e lejeve të ndërtimit, por edhe kompanitë e ndërtimit. Është një procedim që do të marr kohë.  Institucionet duhet të bashkërendojnë punën.  Sipas tij, ky përfaqësim do të përbëjë dhe një rast precedent në vend kur rasti kur disa zyrtarë të dëmshpërblejnë qytetarët.

Shkarkoni aplikacionin e A2