Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Celulari “Escobar”, “do të nxjerrë jashtë loje Samsung dhe Apple”

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2019, 14:14 | Teknologji

Roberto Escobar, vëllai i ish-bosit të Kartelit të Medelinit, Pablo Escobar, ka nxjerrë në shitje një telefon të palosshëm që sipas tij do të zëvendësojë edhe iPhone-in.

Në një video promocionale të shpërndarë në YouTube, Roberto ka përdorur imazhin e vëllait të tij të vrarë në vitin 1993 por edhe të modeleve me të brendshme. “Imagjinoni një botë ku telefonin mund ta hapësh dhe ta shndërrosh në një tablet”, thuhet në faqen zyrtare të “Escobar Inc.”, kompanisë në pronësi të Roberto-s, i cili gjatë kohës kur vëllai i tij komandonte tregtinë e kokainës, ishte llogaritari i Kartelit të Medelinit.

https://a2news.com/2019/10/22/vellai-i-pablo-escobar-kercenon-elon-musk/

Dikur, “El Osito”, ose “Arushi”, administronte miliarda dollarë që i vëllai dhe organizata e tij fitonin nga shitja e kokainës, por pasi u arrestua, kaloi më shumë se një dekadë pas hekurave. Tani ai thotë se e ka lënë pas botën e krimit dhe ka nisur atë të biznesit, duke shpresuar të fitojë në mos miliarda, të paktën miliona.

Telefoni me ekran 7,8 inç kushton 349 dollarë dhe sipërfaqja e ekranit mund të dyfishohet kur ai hapet dhe bëhet tablet. Roberto pretendon se ky telefon do të jetë aq i mirë sa do të nxjerrë nga tregu gjigantët e celularëve, Samsung dhe Apple.

https://youtu.be/i84u77kFpkQ

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani