Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dëmet e tërmetit, Belsh, 9 familje që nga 21 shtatori nën çadra

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2019, 12:11 | Aktualitet
Dëmet e tërmetit, Belsh, 9 familje që nga 21 shtatori nën

9 familje që prej tërmetit të 21 shtatorit 2019 në fshatin Lisaj, njësia administrative Kajan, në bashkinë Belsh janë duke jetuar në çadra pasi lëkundja e fortë iu dëmtoi pallatin në të cilin ata jetonin duke e bërë të pabanueshëm.

Prej më shumë se 2 muajsh të 37 personat të cilët jetonin në këtë pallat janë duke jetuar në kushte ekstreme .Ata shprehen se pavarësisht se ka kaluar një kohë kaq e gjatë, për ta nuk është kujtuar askush edhe pse i kanë kryer të gjitha veprimet dhe me vendim të ekspertëve godina është shpallur e pabanueshme.

“Inxhinieri erdhi nga Tirana, e pa pallatin dhe e shpalli të pabanueshëm. Prej më shumë se dy muajsh nuk rrimë në shtëpinë tonë dhe jetojmë nëpër çadra” shprehen banorët.

Edhe më i rëndë është rasti i kësaj gruaje e cila prej më shumë se dy muajsh është duke jetuar në stallën e lopëve pasi banesa e saj është e dëmtuar.

“Kasollen që kishim bërë për bagëtinë, e rregulluam pak, e lyem dhe u zhvendosëm këtu brenda. Kemi frikë të jetojmë atje lartë. Inxhinierët e shpallën të pabanueshëm që më 21 shtator”, deklaroi një tjetër banore.

Ndihma e vetme që këta banorë kanë marrë janë çadrat e siguruara nga bashkia Belsh, të cilat pas më shumë se dy muajsh përdorim janë duke u prishur dhe nuk sigurojnë më mbrojtje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë