Durrës, pallati 5-katësh mes mijëra godinave të harruara – A2

Durrës, pallati 5-katësh mes mijëra godinave të harruara

Ky pallat në lagjen nr. 7 të Durrësit është një nga 2039 godinat e dëmtuara që nga tërmeti i 21 shtatorit. Sipas listët së hartuar nga Bashkia e Durrësit dhe e miratuar nga Këshilli Bashkiak, ky pallat, ka pësuar dëmtime në strukturë që në 21 shtator.

Që nga ajo kohë edhe tani 9 ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, askush nuk ka ardhur nga autoritetet lokale të vlerësojë këtë pallat dhe të orientojë banorët se çfarë do të bëhet me të.

Pallati është braktisur nga vetë banorët dhe ato pak që hyjnë e dalin, përpiqen të shpëtojnë çdo gjë nga orenditë shtëpiake

Si kjo godinë janë me mijëra në territorin e Bashkisë së Durrësit që janë dëmtuar pas lëkundjeve të 21 shtatorit, por që askush nuk është kujdesur për banorët dhe aq më pak për t’i riparuar edhe pse Bashkia e Durrësit i ka dorëzuar Ministrisë së Mbrojtjes listën e plotë të banesave të dëmtuara së bashku me specifikimet për dëmet dhe vlerat e riparimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2